KreuAktualitetiËshtë publikuar fotoja kur këshilltari i PL-së Tedi Blushi, godet me grusht...

Është publikuar fotoja kur këshilltari i PL-së Tedi Blushi, godet me grusht këshilltarin socialist, Halit Valteri. 

Është publikuar fotoja që tregon momentin kur këshilltari i PL-së Tedi Blushi, godet me grusht këshilltarin socialist, Halit Valteri.

Ky i fundit bëri kallëzim në polici pas incidentit, ndërsa Blushi u shoqërua në komisariatin nr.1 për tu marrë në pyetje.  Përplasja mes tyre erdhi pasi Blushi hodhi disa letra në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Më pas Valteri ka ndërhyrë dhe ka shtyrë Blushin, ku ky i fundit e ka goditur me grusht.

Këshilltari socialist, ish deputet opozite nga lista Halit Valteri ka depozituar një kallëzim në polici ndaj Blushit, ku thotë se është goditur me grusht dhe objekte. Ky i fundit është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e këshillit bashkiak.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit