Wednesday, December 17, 2025
spot_img
HomeAktualitetiAkuza të reja: SPAK I VË KËRBAÇIN VELIAJT”, HOXHA: I SHTON 3...

Akuza të reja: SPAK I VË KËRBAÇIN VELIAJT”, HOXHA: I SHTON 3 DOSJE TË REJA, INCENERATORËT DHE…

Gazetari Artan Hoxha ka parashikuar se pas vendimit të marrë sot nga Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme pritet të shtojë akuza të reja për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn.

Ai u shpreh se Veliaj në paraburgim mbahet si në një “epruvetë” pa asnjë të drejtë, ndaj dhe shijoi ato momente lirie kur u paraqit në Gjykatën Kushtetuese ditën e premte, ku edhe kreu mbrojtjen e tij para trupës gjykuese.

“SPAK do t’i shtojë akuzat, do t’i fusë tre dosje të tjera. E ka në hetim nuk e ka futur as te 6D as te inceneratorët, ato do t’ia shtojnë kërbaçin.

Ai që e ka çuar Veliaj atje dhe i ka shtuar akuzën se i mori telefonin e gardianit, ata që e kanë mbyllur në epruvetë dhe nuk e lënë të bëjë xhap, ndaj ai e shijoi atë daljen në Kushtetuese, pas 9 muajsh iu dha vetëm një e drejtë…”, tha ai

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments