Sunday, February 9, 2025
spot_img
HomeOpinionAkuzoni njeri- tjetrin sa të doni, por po të keni moral dhe...

Akuzoni njeri- tjetrin sa të doni, por po të keni moral dhe bythë shkoni në dyert e gjykatës…Mjaft më! Na lodhët! U zvordhitët fare!!!

Ku jetojmë dhe me kë?

Mirë ne, po ç’faj kanë fëmijët tanë që, në emër të tyre, flet edhe Ai, Ajo…Ai edhe… edhe askushi i bërë dikush?

Europën që në vitet ’90 ëndërruam e me gjakun dhe rininë tonë e kërkuam, ”përfituesit e përhershëm” të pushteteve, me ligësinë, paaftësinë e makutërinë e tyre, na e larguan …dhe sa herë që ngjallet një shpresë e një ëndërr përpiqet të zgjohet, dalin në skenë ”molet”… molet që nuk lanë astar xhakete pa shqyer dhe hale pa futur hundët e tyre të neveritshme, vetëm e vetëm që të mbajnë akoma në errësirë Shqipërinë që ata e donin dhe e duan veç për përfitime!
Bëni cfarë të doni në shtëpitë tuaja, bile gëzoni dhe ato që vodhët nga privilegjet që i rrëmbyet pa i merituar kurrë, por mos na neverisni çdo gjë. Nëse keni një përqind ndërgjegje akoma, largohuni, largohuni për popullin që e mashtruat dhe e rropët deri në kockë, për ne dhe të gjithë ata si ne që ju votuam dhe besuam…largohuni për Shqipërinë!
Mos luani me të ardhmen e fëmijëve tanë ! Bëni lojën tuaj të fëlliqur politike, por mos vazhdoni të luani akoma me ne! Shqipëria, doni apo nuk doni ju, është pjesë e Europes!

Akuzoni njeri- tjetrin sa të doni, por po të keni moral dhe bythë shkoni në dyert e gjykatës…Mjaft më! Na lodhët!
U zvordhitët fare!!!

Ilir Jano

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments