Alarmi “i kuq” edhe në Katalonjë – Të paktën 72 të vdekur nga përmbytjet në Valencia
Barcelona, Cádiz, Seville dhe Castellón janë në gatishmëri të lartë – “Ngjarjet ekstreme të motit nuk kanë mbaruar” Kryeministri Pedro Sanchez paralajmëron me tone dramatike – Tre ditë zie kombëtare është shpallur në Spanjë
Numri i njerëzve që humbën jetën nga përmbytjet që përfshiu Spanjën juglindore u rrit në 72 pasi shirat e rrëmbyeshëm të djeshëm lanë pas rrugë dhe qytete të zhytura në ujë, njoftuan sot media spanjolle, duke cituar autoritetet lokale.
Në të njëjtën kohë, qeveria lokale e Katalonjës është në gatishmëri të lartë dhe ka forcuar shërbimet e urgjencës, për shkak të parashikimit të motit të afërt të dhunshëm dhe stuhive breshëri në Katalonjë.
Autoritetet kanë aktivizuar helikopterë, varka dhe drone për të ofruar shërbime emergjente.
Shërbimi meteorologjik ka rritur në portokalli paralajmërimin në Barcelonë dhe konkretisht në zonën bregdetare, për shkak të rrezikut të grumbullimit të 40 litrave për metër katror në një orë. Në të njëjtën zonë ka edhe paralajmërim portokalli për shtrëngata me mundësi breshër.
Alarmet portokalli janë gjithashtu në vend për Cádiz, Seville dhe Castellón.
Nga ana e tij, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez paralajmëroi se moti ekstrem nuk ka përfunduar ende.
“Nuk mund të konsiderojmë se ky fenomen katastrofik ka mbaruar”, ka theksuar ai.
Për shkak të tragjedisë, në Spanjë është shpallur tri ditë zie kombëtare.
@NewsIn.Al