Viktima e tretë nga atentati në Shkodër, ndërron jetë në spital Arlind Bushati
Shkon në tre numri i viktimave si pasojë e atentatit të ndodhur sot me armë zjarri në Shkodër. Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ku mësohet se ka ndërruar jetë në spital i plagosuri Arlind Bushati.
Alind Bushati djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati, ishte njëri prej të plagosurve rëndë në atentatin e sotëm në lagjen Dobraç.
Ai mori plumb në kokë, ndërsa u qëllua teksa ndodhej në makinë me Licin. Prej 5 orësh në gjendje kritike për jetën, 32-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Besohet se shënjestra e atentatit ishin të dy personat, teksa viktimë tjetër e kësaj ngjarjeje ishte një kalimtare, ndërsa bashkëshorti i saj është i plagosur rëndë.
@NewsIn.Al