Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiApel për të shpëtuar Salianjin nga dënimi, drejtësia nën trysninë e skotës...

Apel për të shpëtuar Salianjin nga dënimi, drejtësia nën trysninë e skotës së politikanëve

Apel për të shpëtuar Salianjin nga dënimi, drejtësia nën trysninë e skotës së politikanëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zgjodhi të paraqitej dje në Gjykatën e Apelit i shoqëruar me një grup deputetësh demokratë, në seancën ku u dhanë konkluzionet përfundimtare lidhur me dosjen e njohur si “Babale”, ku ai akuzohet për “kallëzim të rremë”. Në konkluzionet përfundimtare Salianji dhe avokatët kundërshtojnë dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për këtë akuzë ndërkohë prokuroria kërkon lënien në fuqi të këtij dënimi. Ndërkohë trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Elona Toro Iliba Bezati për shkak të dosjes voluminoze do ta shpallë vendimin në 26 shtator ora 13:00. Por fakti që deputetët demokratë mësynë dje tek Gjykata e Apelit për të shpëtuar deputetin Salianji nga dënimi, është një sulm i hapur ndaj drejtësisë. Kjo pasi prania e deputetëve të shumtë është e panevojshme dhe se kur flet drejtësia të gjithë heshtin.

Mirëpo fakti që ata zgjodhën të zbarkojnë në ambientet e Gjykatës së Apelit në mbrojte të Salianjit, tregon qartë drejtësia është nën trysninë e skotës së politikanëve demokratë. Ndërkohë presionin ndaj drejtësisë e tregoi edhe deklarata e Salianjit para mediave. Pak pasi doli nga seanca në Apel, deputeti Salianji sulmoi hapur dhe publikisht Drejtësinë, duke i kërcënuar me padi dhe madje quajtur “kalbësira morale”. “Nëse flasim për prova dhe fakte jemi me këto që them prova shkencore dhe më prokurorinë dhe avokatin që e quan strukturë të lartë këta janë kalbësira morale që për para shesin gjithçka, për interes politik bëjnë gjithçka. Nuk kam frikë nga asnjë përveç Zotit, frikën nuk e njoh, po bëj denoncim për publikun. Po bëhet përdorim politik. Unë nuk jam në SPAK. Prokurori në këtë rast mban qëndrimin e prokurorit të mëparshëm”, deklaroi Salianji.(Sot)

Si ka mundësi që të funksionojë drejtësia në këtë mënyrë, kur përballë ka një “batalion” me ligj vënës?!

Përse këta të zgjedhur nuk ndjehen “qytetarë” kur janë përballë drejtësisë?!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments