NDOSHTA SE DI!
S’di si do ishte një natë me ty
Një natë e çmendur ndoshta?!
Një natë magjike?
Ti më intrigon me ata sy
Një natë të dehurish?
Një natë pa gjumë a si?
A thjesht një natë si të gjitha netët .
Do doja të ishte përtej imagjinatës
Që kurrë se kam menduar
Të prekeshim,të putheshim me sy
Si dy adoleshente që të nesërmen as e çojnë ndërmënd
Të duheshim dhe nëse ish një marrëzi
Kur dashuria është e vërtet,i mjafton dhe një natë
Ti më intrigon me ata sy
Por unë kam frikë t’ju besoj
Vetëm nëse do bindesha se ata më çojnë përtej
Do ti gjunjëzohesha
Qoftë një natë të vetme
Një natë të vetme ndoshta do jem me ty
Dhe nëse fundi i vjen botës
Sa bukur
Ti vijë nga një Dashuri!.

@NewsIn.Al

