KreuAktualitetiApeli caktoi “detyrim paraqitje” për Berishën, avokati: Vendim i çuditshëm!

Apeli caktoi “detyrim paraqitje” për Berishën, avokati: Vendim i çuditshëm!

Apeli caktoi “detyrim paraqitje” për Berishën, avokati: Vendim i çuditshëm!

Pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masë të re sigurie për Sali Berishën, duke e urdhëruar të paraqitet 2 herë në muaj para oficerit të BKH-së, avokati i tij, tha se vendimmarrja nëse do të paraqitet apo jo, i takon Sali Berishës.

“Ne nuk bëjmë parashikime, vendimarrja është e Berishës”, tha ai, duke shtuar se “Vendimin nuk e kemi të qartë. Eshtë vendim i pakuptimtë, i cuditshëm. Duhet të lexojmë vendimin.”

SPAK kishte kërkuar revokimin e vendimit të GJKKO-së që i hoqi Sali Berishës masën “arrest shtëpie”, por Apeli i Posaçëm i caktoi kryedemokratit një masë të re, atë të detyrimit të paraqitjes.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit