Apeli njofton vendimin e fundit për Koncesionin e sterilizimit
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi të njëjtat masa sigurimi për të akuzuarit e koncesionit të sterilizimit.
Ish-ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin Ilir Rrapaj do të qëndrojnë në arrest në burg.
Ndërkohë, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu do të hetohen në arrest shtëpie. Arben Gjata dhe Genc Burazeri do të qëndrojnë në detyrim paraqitje.
Kurse Naile Ajazi dhe Petro Mersini, të cilët kanë masën e sigurisë detyrim paraqitje, nuk kishin bërë ankim.
-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”
Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”
-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Marsela Serjana: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh:” dhe “shpërdorim detyre“
-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”
-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
@NewsIn.Al

