Krimi ngre dorën e zezë mbi fjalën e lirë. Demokraci pa një media të pavarur që të jetë në luftë kundrejt çdo padrejtësie, korrupsioni dhe abuzimi nuk mund të ketë!
Dënojmë fuqishëm aktin barbar ndaj gazetarit të pakompromis me krimin, me politikanë dhe biznesmenë të korruptuar, botuesin e portalit PAMFLETI zotin Gjergj Zefi.
Jemi me ty miku ynë i nderuar.
I bëjmë thirrje ministrit Balla, SPAK-ut, qeverisë të gjejnë sa më shpejt autorët dhe urdhëruesit e këtij krimi të shëmtuar.
Stafi i NewsIn.Al i uron Gjergjit shërim të shpejtë dhe kthim sa më shpejt në punën e tij fisnike për të qënë si gjithmonë në pararojë të gazetarisë së vërtetë!
@NewsIn.Al

