KreuAktualitetiArditë e shpirtit të bukur Zemra që rrahu me dashuri deri në...

Arditë e shpirtit të bukur Zemra që rrahu me dashuri deri në fund…

Arditë e shpirtit të bukur
Zemra që rrahu me dashuri deri në fund…

Sot qielli fitoi një engjëll…
Ardita jonë u largua nga kjo botë,
duke lënë pas një boshllëk që nuk mbushet,
një heshtje që klith, një dhimbje që s’ka fjalë.
Një nënë që luftoi me gjithë zemrën,
një mike që dinte të dhuronte ngrohtësi
edhe kur vetë mbante brenda vetes dhimbje.
Ajo s’u ankua kurrë…
Eci mes vuajtjesh me dinjitet,
mbolli dashuri aty ku kishte trishtim,
dhe rriti me përkushtim dy vajza të mrekullueshme Surean e Nailin, pasqyra më e bukur e shpirtit të saj.
Ajo ishte rrezatim drite në çdo vend ku shkeli,
me një buzëqeshje që fshihte lodhjen,
me sy që flisnin butë edhe kur shpirti kishte plagë.
Luftoi me një guxim që vetëm nënat e mëdha e njohin.
La dy vajza si yje që do të ecin përpara me kujtimin e saj në zemër, me ndjesinë e duarve të saj që i përqafonin edhe në stuhi, me aromën e shpirtit të saj të pastër që nuk shuhet kurrë.
Ardita nuk iku. Ajo u bë pjesë e përjetësisë.
Jeton në çdo kujtim, në çdo fjalë të mirë,
në çdo zemër që e deshi dhe e ndjeu pranë.

Arditë e dashur…
Udhëto me paqe në shtëpinë e përjetshme, me mamin dhe motrën
Në çdo rreze dielli, në çdo puhizë e lehtë,
do ndjejmë praninë tënde të heshtur,
si një përqafim që nuk ikën kurrë.

Fabiola Gjoza

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit