Arratisja me shkallë mbi klon
Më 26.6.1983, ora 3.00, nga një vend midis Vërnikut dhe Kapshticës, u arratisën dy familje me 10 veta:
-Familja e shtetasit Ideal Emin Cani (vitlindja 1947), me gruan, dy fëmijë të vegjël dhe vëllain, banues në Bilisht.
-Familja e shtetasit Engjëll Lutfi Canit (vitlindja 1955, djali i xhaxhait të Eminit), me gruan dhe tre fëmijë. Këta kishin qenë të internuar në Grabian të Lushnjës, por vazhdonin në banonin atje.
Baballarët e Idealit dhe Engjëllit ishin arratisur në vitet 1953 e 1956.
Për të kaluar klonin, përdorën një palë shkallë të gjata, duke e befasuar regjimin me këtë veprim. Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në zona të tjera kufitare.
Kastriot Dervishi
Une jam nje nga ata qe kaluan klonin me ate shkalle, shkalla eshte prej drruri e beri Hiqmeti me Idealin. Ishte ne 4 pjese te cilat i bashkuam kur vajtem ne kloni dhe me ndihmen e nje litari mundem ta kalojme gjysmen nga ana tjeter. Ideali me familjen dhe Hiqmeti ishin ne Bilisht ndersa une me familjen, gruan dhe 3 femijet jetonja ne Grabian te Lushnjes, cupa ime e vogel ne ate kohe ishte vetem3 muaj. Fotografia e shkalles u be nga sigurimi te nesermen pas arratisjes dhe ishte ne dosjet tona personale qe mbante sigurimi per me. Kejo eshte shkurt, sa per nje information te sakte.

Ëngjëll Cane
@NewsIn.Al

