Arrestime nga prokuroria e Tiranës të dy specialistëve të IT në drejtorinë e tatimeve Tiranë .Ndalohen dhe dy blerësit abuzues që publikuan të dhënat personale të qytetarëve.
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj u shpreh në prononcimin e saj se:
“Është vijuar me sekuestrimin e serverave, kompjuterave duke dalë në përfundimin e një dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova. Kemi zbuluar katër autorë të ngjarjes. Dy janë punonjës në drejtorinë e tatimeve, punonjës IT. Ka dyshime se të dhënat kanë rrjedhur prej tyre. Specialistja e IT në Drejtorinë e Tatimeve, e cila është e punësuar në AKSHI duke patur aksesin në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe ia ka shpërndarë kolegut të saj i cili ka shfrytëzuar marrjen e këtyre të dhënave dhe ka arritur që t’ua shesë subjekteve private.
Prokuroria vazhdon hetimet intensive. Sekuestrimi është bërë në Drejtorinë e Tatimeve dhe në DPSHTRR pas daljes së listës së targave. Duke pasur parasysh faktin që një veprimtari e tillë ka disa muaj që zhvillohet që nga skandali i patronazhistëve, prokuroria është në funksion të plotë me veprime të plota.”, tha Imeraj.
@NewsIn.Al

