Arrestimi i dytë i Durim Bamit është kryer në datën 21 Tetor 2024 në Dubai
Një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, Durim Bami, është arrestuar për të dytën herë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ndalimi i Durim Bamit është kryer në datën 21 Tetor 2024, fiks në ditën kur në Tiranë u prangos ish-presidenti iShqipërisë, Ilir Meta
Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se Durim Bami është ndaluar nga policia e Dubait dhe po bën 5 ditë që mbahet i izoluar.
Nuk dihet me saktësi se cilat janë rrethanat që kanë shtyrë arrestimin e tij për herë të dytë nga policia e Emirateve.
Informacionet për arsyen e arrestimit të Bamit në Dubai, po mbahen tepër diskrete nga Policia e Shtetit dhe prokuroria e posaçme SPAK, të cilat nuk japin asnjë koment.
Kjo është hera e dytë që Durim Bami, arrestohet nga policia e Dubait.(Ora News)
@NewsIn.Al

