KreuAktualitetiFollorinë: Si u helmuan nga monoksidi i karbonit 14 qiramarrësit e hotelit

Follorinë: Si u helmuan nga monoksidi i karbonit 14 qiramarrësit e hotelit

Follorinë: Si u helmuan nga monoksidi i karbonit 14 qiramarrësit e hotelit

Përballë një makthi kanë dalë të paktën 14 klientë të një hoteli, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital në orët e para të së dielës (27.10.2024) me simptoma të helmimit nga monoksidi i karbonit, gjatë qëndrimit të tyre në një hotel të ri

Më konkretisht, gjithçka ndodhi rreth orës 02:00, kur qiramarrësit e hotelit filluan të mos ndiheshin mirë me simptoma të tilla si nauze, marramendje dhe të vjella. Menjëherë u kuptua se bëhej fjalë për helmim me monoksid karboni pas një mosfunksionimi në ngrohjen qendrore të hotelit Florina.

Në një raport të ERT thuhet se në momentin e rrjedhjes, klientët ndodheshin në dhomat e tyre. Sapo kanë ndezur ngrohjen (temperatura në Follorinë ka rënë në 3 gradë Celsius) kanë filluar të mos ndihen mirë, duke menduar se ishte një lloj helmimi nga ushqimi. Megjithatë, hapja e dritareve i bëri ata të ndiheshin më mirë dhe më pas u ra një alarm i përgjithshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësve dhe kanë nisur evakuimin e hotelit.

Një 48-vjeçar dhe gruaja e tij nuk i janë përgjigjur zërave të policisë dhe zjarrfikësve, për pasojë – siç raporton gazetari i ERT-së – burrat kanë thyer derën e dhomës së tyre.

Aty kanë gjetur 48-vjeçarin dhe gruan e tij pa ndjenja dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Gjendja e burrit u konsiderua veçanërisht e rëndë. Ai u intubua menjëherë dhe u transferua në ICU në spitalin Mamatsio në Kozan. Gruaja e tij u dërgua në spitalin e Ptolemaidës.

48-vjeçari, i cili prej tre ditësh ndodhej në Follorinë  , ka pësuar dëmtime në tru dhe mushkëri .

Gruaja e tij ndodhet e shtruar në spitalin e Ptolemaidës në një gjendje më të mirë, megjithëse të rëndë.

12 klientë të tjerë të hotelit, të gjithë mbi 25 vjeç, u dërguan në spital si masë paraprake. Tashmë 9 prej tyre janë liruar.

Tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të sakta të helmimit. Të gjitha tregojnë një rrjedhje të monoksidit të karbonit pas një mosfunksionimi në sistemin e ngrohjes së hotelit. Vihet re se bëhet fjalë për një njësi të madhe hoteliere në Limnohori të Follorinës, e cila u përurua vetëm më 12 shtator.

Tashmë hoteli është vulosur, ndërsa për rastin është arrestuar pronari.

Pronari 53-vjeçar i hotelit u arrestua për shkelje të kodit penal të dëmtimit trupor dhe lëndimit trupor nga pakujdesia, ndërsa hetimet paraprake për shkaqet e sakta të rrjedhjes janë ndërmarrë nga AT. Amyntaio.

Greqi_ Arturo Selimllari

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit