KreuAktualitetiArrestohet aktori Rezart Veleshnja. Akuzohet për shitjen e makinës së shokut të...

Arrestohet aktori Rezart Veleshnja. Akuzohet për shitjen e makinës së shokut të tij!

Arrestohet aktori Rezart Veleshnja. Akuzohet për shitjen e makinës së shokut të tij!

Aktori i njohur Rezart Veleshnja, është arrestuar nga policia e Durrësit. Uniformat Blu, njoftojnë se Veleshnja me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet një shtetasi dhe më pas e ka shitur atë.

Mësohet se aktori ka marrë automjetin e një shoku për ta përdorur, e më pas e ka shitur atë për shifrën prej 2 mijë eurosh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./Bweb

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit