MUND
Mund të ndjehesh i penduar,
Mbase dhe në faj.
Kur më falesh përgjëruar,
Me zërin në vaj.
Dhe me lotët që të rrjedhin,
Faqeve të ftohta,
Kur më flet gjithë pikëllim,
Mes gjestesh të plota.
Si për të më mbushur mendjen,
Që krejt ke ndryshuar.
Më bind me arsyetimin,
Ngjarje e harruar.
Por se unë nuk mundem më,
Të besoj sërish.
Ti je një gabim i marrë,
Larg dhe fizikisht.
Që më vret edhe me hijen
E imazhit tënd.
Si gjemb më ngulet në trup
Më shpon dhe më dhemb.
Kaq e fortë është tradhëtia,
Pas krahëve, në sy.
Sa e them me gojën plot,
“Vdiqa për të dy”.
Lida Bashllari
@NewsIn.Al


