Wednesday, October 7, 2026
spot_img
HomeAktualitetiArrestohet edhe shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci

Arrestohet edhe shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani

Zbulohen dy emra që u arrestuan në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK, një zyrtar policie dhe një biznesmen. Bëhet fjalë për Fatjon Kalluci, shef tek laboratori shkencor i policisë si dhe Embro Sulejmanin, administratorin e një biznesi të njohur në Durrës.

Bëhet fjalë për administratorin e agroturizmit “Kodra e kuajve” në qytetin bregdetar.

Ndërkohë, kontrolle u ushtruan në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Sakaq, masë sigurie ‘arrest shtëpie’ u caktua dhe për kreun e SHISH, Vlora Hysenin, masë e cila nuk është ekzekutuar, pasi zyrtarja ndodhet jashtë vendit për një vizitë zyrtare. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e ish-kreut të Policisë, Ilir Proda.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments