HomeAktualitetiDrejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës, teksa po kthehej nga Kosova.

Sipas informacioneve, Hyseni ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë dhe në momentin e kthimit në Shqipëri është ndaluar në pikën kufitare nga autoritetet shqiptare. Ndalimi i saj vjen pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama për ta liruar nga detyra si drejtuese e SHISH.

Më herët, u bë e ditur se SPAK kishte kërkuar pezullimin e Hysenit nga detyra dhe vendosjen ndaj saj të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të hetimit mbi dosjen “AKSHI”. Hyseni akuzohet për “zbulim të sekreteve shtetërore” në favor të Ergys Agasit.

SPAK njoftoi dhe arrestimin e dy personave të tjerë, një polic dhe një biznesmen që dyshohet se kanë ndihmuar Agasin gjatë kohës kur ishte në kërkim.

 

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments