Policia Rrugore në Pogradec ka zbardhur aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një 40 vjeçar i identifikuar si Florant Palla u aksidentua për vdekje nga një automjet, ndërsa drejtuesi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me mjetin e tij.
Drejtuesi i automjetit, i arrestuar nga policia është Gentjan Capo, 38 vjeç.
Njoftimi zyrtar nga Policia
“Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, u gjet i pajetë shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë vijoi veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin
@NewsIn.Al

