Patra: Shkatërohet një bande që kishte kryer 93 grabitje shtëpish –midis tyre edhe shqiptarë. Arrestohen nëntë persona, pesë prej të cilëve të mitur
Identifikohen detajet e tre personave në kërkim – Ndaj prindërve të të miturve është ngritur dosje për veprën penale moskujdesi ndaj të miturit.
Një grup kriminal që kryente vjedhje në Patras është zbërthyer nga oficerët e Sigurimit, duke hetuar njëkohësisht 93 raste vjedhjesh.
Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë arrestuan nëntë persona, shtatë gra dhe dy burra, pesë prej të cilëve të mitur, ndaj të cilëve është ngritur një dosje për formim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe kryerje të vjedhjes, në vazhdim dhe si një profesion.
Arturo Selimllari_ Selanik
@NewsIn.Al
