Artan Hoxha_ Atentati me tre viktima në Memaliaj, ngjason me fundin e Vis Martinaj
Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania, se atentati me tre viktima i cili ndodhi të shtunën në Memaliaj, nuk mund të jetë për një çështje hasmërie. Ai tha se personazhet e përfshirë kanë konflikte që vijojnë prej më shumë dekadash.
Hoxha bëri një profil të shkurtër të personit i cili ishte edhe “shënjestra” e atentatit, Adritatik Kalemi dhe të atentateve të shumta të bëra ndaj tij, jo vetëm në Shqipëri.
“Kemi të bëjmë me personazhe që kanë histori më shumë se dy dekada. Adriatik Kalemi është personazh shumë i hershëm dhe është personazh shumë i fortë në atë zonë. Ai ka qenë i akuzuar, i dënuar për vrasje, nuk është personazh që doli nga hiçi. Kjo gjë ka bërë që kohët e fundit të intensifikohen ngjarjet ku objektivi kryesor ka qenë Adriatik Kalemi.
Skena duket e ngjashme si me fundin e Ervis Martinaj, që po goditet çdo njeri afër tij dhe autorët nuk kapen asnjëherë. Krimet kanë ndodhur në Shqipëri, në Greqi, në Belgjikë kanë ndodhur edhe në Francë, por nuk është bërë e mundur që të eliminohet. Kjo ka bërë që situata të intensifikohet”,-tha Artan Hoxha.(Zgjohu.al)
@NewsIn.Al

