Të guxosh apo të ëndërrosh?
Nëse ke lindur në vitin 2000, në një qytet të vogël por kaq fisnik, me detaje të pafundme kulturore dhe qytetari të mirënjohur në çdo cep të Shqipërisë, atëherë duhet të ndjehesh si unë.
Jam Debora Piperi dhe kandidoj për deputet në qarkun e Korçës. Krahas ëndrrave që i vogël dhe i madh nuk mund tu shmanget, unë zgjedh të guxoj! Të ndërmarrësh një hap të tillë në politikë do të thotë të kërkosh të jesh zëri dhe syri i atyre që kanë nevojë për një dorë që t’i mbajë fort shtrënguar me besimin se ky realitet politik nuk është pa zgjidhje, nuk është pa shpresë.
E di që gjëndja aktuale ka vetëm premtime, shumë pak punë, pak alternativa e ndoshta kjo nuk mund të përshtatet me kërkesat që të rinjtë në çdo vend të botës kanë. Megjithatë s’do të thotë se Shqipëria medoemos duhet të ndjekë një shembull perëndimor apo të plotësojë standarde Amerikane që të jetë vendi ku të rinjtë duan të zhvillojnë ëndrrat e tyre. Personalisht e dua Shqipërinë me të mirat e të këqijat që ajo mund të ketë, e dua se është vendi ku unë linda, u rrita, fillova të ëndërroj dhe të guxoj. Shqipëria duhet të jetë vetvetja, të jetë e lirë, e padhunuar psikologjikisht. Askush nuk mund të cënojë të drejtat kushtetuese që individët gëzojnë në një shoqëri. E për më tepër kjo s’mund të ndodhë nga një klasë politike. Falë këtij realiteti njerëzit kanë humbur besimin te politika, e ndoshta janë kthyer dhe në mekanizma partiak. Por a e dini se çdo të thotë të mos jetosh nënlekurën tënde? Të vuash për lirinë e shprehjes së mendimit se vendi jot i punës nuk do të jetë më aty nëse ti je vetvetja?
Kjo është absurde!
Të merrja pjesë në politikë ka qënë një nga synimet e mia të mëvonshme, por ka nevoja që nuk mund të presin. E vendi im, ka nevojë të përfaqësohet nga njerëz që e duan. Qytetarët kanë nevojë për besim, e në fakt kjo duket e vështirë në situatën në të cilën ndodhemi, por jo e pamundur.
Nëse ke ide, nëse ke qëllime dhe për më tepër nëse gjen veten pa hipokrizi në fjalët e mia atëhere zgjidhja më e mirë nuk është të japësh besimin aty ku ti e ke dhënë më parë. E ke provuar njëherë dhe të ka sjellë aty ku ndodhesh sot. Nëse e ndjen veten të pa përfaqësuar kjo do të thotë se duhet të shohësh rreth teje, e të bindesh se ky nuk është realiteti që ti ke dashur. Më beso, kam zgjedhur të jem pjesë e Nismës Thurje sepse shoh se ajo ka të njëjtat qëllime që unë kam për vendin tim. Nëse ky është parlamenti që ti do, atëhere vazhdo e ulu përballë televizorit për të parë sesi shpërdorohet vota jote me fyerje dhe ofendime në vend se të trajtohen kërkesat e tua, shiko se si shpërdorohet besimi jot, e shiko që ti ndodhesh i pambrojtur, i paplotësuar nga njerzit që kanë marrë imunitet prej teje. Nëse pëlqen të trajtohesh si i tillë atëherë është e drejta jote të vazhdosh të njëjtën rrugë. Por nëse kërkon të ndryshosh dhe të vendosësh të drejtat e tua në vendin e duhur atëherë VOTO Nisma #Thurje Voto NR. 7.

