-ATDHE I SËMURË-
Më shumë se gropat kudo rrugëve
Me trembin gropat në kujtesën tënde,
Atdheu im, që s’di as ku fle e as ku zgjohesh,
Fushatë pas fushate veç mashtrohesh…
Ta shpëlan memorjen me zhurmë, tallava,
Gënjeshtra që me ajrin shumohen,
Në ekranet e zbrazta, ta mpinë krejt trurin
Big brother-at e vipat që harbohen…
Më dhimbsesh tek të shoh tërë jetën,
Udhët të marrësh me akte akrobatike,
Gropave të mbushura me ujë, ku qelben
Tash e tridhjet vjet premtimet e partive…
-ARMENIDA QYQJA
(Shkurt 2022)
@NewsIn.Al

