E vërteta e hidhur e kësaj poezie, të botuar 12 vite më parë në librin “Më foli heshtja”, fatkeqësisht vazhdon dhe s’dihet dhe sa vite të tjerë do na mundojë.
Dy bustet
Një bust jashtë
Brenda një bust
Të ngjashëm janë
I ndryshëm un’.
Të jashtmin rrëzova
E tërhoqa zvarë
Të brendshmin harrova
Dhe mbeti gjallë.
I jashtmi cop-cop’
Kovaçanës u shkri
I brendshmi vazhdoi
Avazin e tij.
Jasht’ vetes u bëra
Antibusti hero
Më thosh’ busti brenda
“Kështu vazhdo!”
Dy buste për një
Në dukje armiq
I jashtmi pa zë
I brendshmi me shpirt.
Ah, si nuk rrëzova
Bustin e shpirtit
Por vajta u mora
Me bustin e hiç-it!!!
@Edmond Shallvari
@NewsIn.Al

