KreuKulturë / ArtNjë ditë kali i drejtohet të zotit: "Të kujtohet, në shtegun përtej...

Një ditë kali i drejtohet të zotit: “Të kujtohet, në shtegun përtej kur më kishe ngarkuar e përpara me nxore gomarin që të më udhëhiqte …këtë kurrë nuk ta fal”…

Një kalë ishte në orët e fundit të tij …
I zoti, tejet i pezmatuar, sic ndodh rëndom në fund, i penduar, i kërkonte ndjesë:
-Më ndje, të kam munduar shpesh, të kam goditur pa të drejtë, të kam fyer, të kam lënë pa ngrënë, pa uje … ndjehem fajtor për të gjitha këto – i thotë i zoti i përlotur.
Kali i hap pak sytë, dhe i përgjigjet të zotit – Të gjitha ti kam falur, stërmundimin, urinë, etjen, goditjet; veçse një gjë kurrë nuk ta fal as në këtë botë e as në tjetrën: Të kujtohet, në shtegun përtej kur më kishe ngarkuar e përpara me nxore gomarin që të më udhëhiqte …këtë kurrë nuk ta fal.

Gjergj Zefi

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit