Çfarë mund të arrijë një komision hetimor me pyetje- përgjigje që dihen? Nëse këta deputetë qënkan ekspertë, atëhere përse na duhet SPAK?!
SA NA KUSHTON NJË KOMISION HETIMOR PARLAMENTAR PËR TË PËRSËRITUR AKUZAT E THËNA QINDRA HERË NGA GAZETARË DHE EKSPERTË PROFESIONISTË NËPËR STUDIOT TELEVIZIVE?
Kush e ka pranuar fajin deri më sot që të pranohet tani për këtë çështje kaq madhore? Nëse kemi në parlament kaq shumë ekspertë drejtësie, juristë ekselentë atëhere përse na duhet SPAK?
Cili është qëllimi i vërtetë i këtij komisioni? Politizimi i çështjes? Marrja e meritave për denoncim, apo kthim në një rrutinë akuzash siç ka ndodhur gjithmonë? Në një parlament ku të gjithë kanë akuzuar njëri tjetrin, ku të gjithë thonë atë që duhet të thonë çfarë do bëjë ky komision hetimor i rradhës?
Lërjani drejtësisë të merret me akuzat dhe fajtorët…ju e keni votuar vetë këtë drejtësi dhe këta gjykatës “gjuetarë” peshqish të mëdhenj…Në detin e madh ku jetojmë ju jeni peshkaqenët, për ju u ngrit dhe SPAKU…mos e dubloni atë!
@NewsIn.Al

