KRAHU DHE KRAHINA
Në vazhdën e hulumtimeve tona trevjeçare për shpjegimin e fjalës krahinë, e cila mendojmë se rrjedh prej fjalës shqipe krah (anë), u ndalëm në disa mbishkrime të Mesapëve. Mesapishtja sipas pjesës më të madhe të studiuesve është një formë e hershme Gjuhës Shqipe. Në këto mbishkrime janë gjetur fjalë të tilla si bre, arë, biljë etj.
Duke parë botimet e ndryshme që, arkeologët dhe gjurmuesit italianë kanë bërë për mbishkrimet në fjalë, shohim në to variante të fjalës krah: kratheheihi, kratheihi, krathyeihi (shih foton më poshtë). Nëse hulumtuesit e Mesapishtes na vërtetojnë se këto fjalë kanë kuptim të njëjtë ose të përafërt me fjalën e shqipes së sotme KRAH, atëhere studimi ynë për këtë fjalë del plotësisht i themeltë, pra fjala krahinë del me burim nga Shqipja, sepse dialekti Mesapisht i Gjuhës Shqipe është shkruar rreth 2500 vite më parë, ndërsa sllavishtja kishtare vetëm njëmijë vite më parë. Nëse jo, atëhere duhet të kërkojmë për burime të tjera. Nga ana tingullore fjalët janë pothuajse të njëjta, nga kuptimi leksikor duhet kërkuar më tej. Zelli ynë për këtë punë nuk mungon. Perëndia mos na i pushoftë dëshirën!
@NewsIn.Al

