Njoftimi i EL.AS.
“Në zonën e Thrakomacedonit është gjetur një person i vdekur me plagë me armë zjarri. Një tjetër i plagosur rëndë është dërguar në spital nga vendi i ngjarjes”.
Alarmi është dhënë mesditën e së dielës në EL.AS, pas një atentati të përgjakshëm të ndodhur në orën 13:15 në Thrakomakedone.
Më konkretisht, jashtë një lokali (kafeterie) në zonë, në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous 65 dhe Komotinit, janë qëlluar me armë zjarri, me pasojë plagosjen për vdekje të një burri me origjinë shqiptare (Irakli Xhavella)
Ka edhe një të plagosur, një shtetas shqiptar , Edi Lolo, i cili është dërguar në spitalin KAT dhe gjendja e tij konsiderohet shumë e rëndë pasi ka plagë plumbash në kokë dhe në bark.
I vdekuri është me origjinë shqiptare, por ai kishte një kartë identiteti greke që nga viti 2009. Në të kaluarën dyshohet se ka marrë pjesë në një grupim personash që zhvatnin para për të mbrojtur dyqanet. I plagosuri është 46 vjeç.
Gjithashtu, i ndjeri dyshohet se ka qenë pronar i një lokali në Peristeri, ndërsa në verë merrte automjete me qira edhe në ishuj.
Burime policore flasin për një ekzekutim mafioz.
Ai duket se ka mbajtur marrëdhënie miqësore me persona të lidhur me mafian greke, ndërsa shqiptari i plagosur ka mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë.
Atentatorët ishin në një makinë Polo të bardhë që ishte vjedhur më herët sot nga qendra e Athinës, një fakt që policia e interpretoi se kishin planifikuar krimin dhe vodhën makinën pikërisht për të shkuar atje ku goditën viktimat e tyre.
Mënyra se si vepruan tregon planifikim.
Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

@NewsIn.Al
