KreuAktualitetiPresidenti Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione speciale

Presidenti Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione speciale

Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione speciale

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ka zgjedhur Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar presidencial për misione speciale, një post ku ai ka të ngjarë të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA-së, përfshirë Korenë e Veriut.

“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, pa përshkruar më tej detyrat.

Një burim nga ekipi i tranzicionit i Trump tha për agjencinë Reuters se Grenell do të fokusohet gjithashtu tek tensionet në Ballkan.

Gjatë mandatit të parë të zotit Trump, Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe si Drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar.

Ai ka qenë prej kohësh një nga këshilltarët e politikës së jashtme të Trump.(Tirana News)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit