ABAZI (Skicë)
Korça nën tingujt e fisarmonikës së papërsëritëshme, rrëqethëse, vajtuese dhe sidomos virtuoze të Abaz Hajros.
Nxjerrë nga libri: “Një dritare, mbi historinë e muzikës në Korçë, 1800 – 1940” (V.A. Ballauri & Ilia V. Ballauri) botuar dy herë, më 2003 dhe për herë të dytë më 2013.
* * *
Përreth 25 vjet (a më tepër), në dekadat e vështira të viteve ’60 e ’70, në botën e vërtetë shpirtërore të rinisë së asaj kohe në Korçë, botë kjo që shfaqej fshehurazi e trazuar prej melodive e këngëve gjatë mbrëmjeve të dikurshme të vallëzimit, një rol qendror në qytetin e Korçës luajti fizarmonika e papërsëritëshme, rrëqethëse, vajtuese dhe sidomos virtuoze e Abaz Hajros.
Abazi me ballin e gjerë që e mbante të ngritur lart, me sytë bajame gjysmë të mbyllura, me buzët fisnike që diçka belbëzonin, me fizarmonikën e hapur e trupin paksa të përkulur për prapa, duke nxjerrë afshet e gjithë rinisë së atyre viteve nëpërmjet tingujve të melodive, “Moj e pabesë”, “Jetën nuk e dua”, “Tango noturno”, “Kazaçok”, “Valët e Danubit”, etj, etj, do të mbetet і veçantë, të paktën për ata që do ta kujtojnë.
Abazi іshte artist, ishte fisnik, ishte i kultivuar. Ai kish një botë shpirtërore me thellësi të tillë që mund të matej vetëm kur kompozonte meloditë e tij, me vargje të Alfred de Musesë, kish shpirtin e revoltës shpirtërore të heshtur, dufin e së cilës e nxori gjithë jetën ose duke lëshuar lot anës syve kur pushtonte gjithë pasion fizarmonikën ose, duke pirë.
Unë të paktën personalisht Abazin e kam parasysh, si ta kem përpara edhe tani.
I.V.B. Korrik, 1993 ©
@NewsIn. Al

