Atentati në Vlorë, “Benz-i” i dy viktimave i “larë” në gjak dhe i bërë shoshë nga plumbat
Dy viktima ishte bilanci i atentati të sotëm me armë zjarri në mbikalimin e Panajasë, në Vlorë.

Të vrarë janë 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo. Mbi mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin viktimat është gjuajtur një breshëri plumbash nga 3 armët kallashnikov që u gjetën në “BMW” e djegur nga autorët në Frakull të Madhe të Fierit.
Ato janë gjetur brenda mjetit të djegur tip ‘BMW’ pa targa.. Nga të shtënat mjeti doli jashtë rruge duke përfunduar në kanal.
Njoftimi
“Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.
Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.”
Duket se pista kryesore e atentatit të sotëm me dy viktima në Vlorë është hakmarrja, nga një ngjarje e ndodhur tre vite më parë. Shpati Lena dhe Halim Xhezo u egzekutuan sot me breshëri plumbash, ndërsa vëllai i këtij të fundit vrau biznesmenin Arben Beqiraj më 5 gusht 2019. Arben Beqiraj, u plagos pasditen e 5 gushtit dhe vdiq pas atentatit me armë në lokalin e tij në zonën e plazhit të vjetër….
@NewsIn.Al

