KreuAktualitetiOperacion i policisë: Automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë,...

Operacion i policisë: Automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera…etj,etj, gjenden në mes të Tiranës

Një arsenal i madh armësh të rënda u zbulua dje nga Policia e Tiranës në zonën e Kodër-Mëzezit, në një vilë në pronësi të shtetasit Kujtim Çaushi. Efektivët e krimeve shpërthyen muret dhe në një bunker disa metra të gjatë gjetën lloje të ndryshme armësh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, , 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Sot, mësohet se Kujtim Çaushi është daja i “bosit” të drogës Elton Deliu, i cili u vra 14 vite më parë në Tiranë bashkë me nënën. Në atë kohë 32 vjeç, Deliu jetonte në zonën mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”, dhe u vra bashkë me nënën Flutura Deliu nga persona të paidentifikuar dhe sot.

“Elton Deliu njihej si kontingjent krimi nga policia e kryeqytetit. Ai ka qenë më parë i arrestuar për trafikim droge, ndërsa ka qenë edhe “shënjestër” e një atentati por shpëtoi…”, tha në atë kohë Policia e Tiranës.

Në qershor të vitit 2005 Elton Deliu u bë protagonist i një shkëmbimi zjarri që për më shumë se 20 minuta ka terrorizuar një lagje të tërë. Shkaku i sherrit ishte një konflikt i lindur vetëm pak ditë më parë në lidhje me një sasi heroine. Objektivi i atentatit i kishte marrë Deliut “mallin” dhe nuk i kishte dhënë paratë që i takonin, shkruan News Bomb.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit