Athinë_. “Politekniku është gjallë…Bukë, Arsim, Liri”, kanë shkruar ndër të tjera të rinjtë duke shkaktuar dridhje emocioni në betejën e kujtesës kundër harresës.
Live: Aktivitetet për 50-vjetorin e Politeknikut janë në kulmin e tyre
Kanë kaluar sot pesëdhjetë vjet nga kryengritja e studentëve kundër diktaturës – Që në orët e para të mëngjesit një turmë njerëzish erdhi në ambientet e Politeknikut për të lënë një lule në kujtim të atyre që rezistuan.
Sot plotësohet saktësisht gjysmë shekulli, që nga kryengritja e Politeknikut, në nëntor 1973. Dita i kushtohet studentëve që rezistuan dhe luftuan diktaturën për Republikën.
Prezenca e qytetarëve në përkujtimoren e “Politeknikut” nga mëngjesi i së premtes ishte e madhe dhe emocionuese.
Njerëz të të gjitha moshave, madje edhe fëmijë të vegjël hynë në oborrin e institucionit arsimor për të lënë lule në kujtim të viktimave.
Disa fëmijë lanë edhe vizatime për lirinë dhe paqen. “Politekniku është gjallë. Bukë, Arsim, Liri”, kanë shkruar ndër të tjera duke shkaktuar dridhje emocioni në betejën e kujtesës kundër harresës.
Një forcë e madhe policie është në një distancë të matur. Me urdhër të Policisë, stacionet Monastiraki, Salla e Koncerteve, Syntagma dhe e metrosë Universitare janë mbyllur në orën 14:00 dhe trenat kalojnë nëpër këto stacione pa ndalesë.
Gjithashtu linjat e autobusit të linjës X95 Syntagma – Aerol. e Athinës (Express) do të funksionojë deri në stacionin e metrosë Katehaki.
Festimi i 50-vjetorit do të kulmojë me marshimin drejt ambasadës amerikane me pjesëmarrjen e shoqatave studentore, institucioneve, partive, organizatave të së majtës jashtëparlamentare, sindikatave dhe kolektivëve të hapësirës antiautoritare.
NewsIN do të jetë e pranishme në marrshimin e mbrëmjes.
@NewsIn.Al

