Komisioni i alfabetit
Komisioni i alfabetit i Kongresit të Manastirit, foto e botuar te revista “Dituria” e Lumo Skëndos (Mit’hat Frashërit), nr.3, 1 mars 1909. Në foto janë: 1-At Gjergj Fishta, 2-Mit’hat Frashëri, 3-Luigj Gurakuqi, 4-Gjergj Qiriazi, 5-Dom Ndre Mjeda, 6-Grigor Cilka, 7-Taqo Buda, 8-Shahin Kolonja, 9-Sotir Peci, 10-Bajo Topulli, 11-Nyzhet Vrioni.
Kongresi i Manastirit i zhvilluar më 14-22 nëntor 1908 nuk e zgjidhi dot çështjen e alfabetit shqip, sepse doli me dy të tilla. As kongresi i dytë i Manastirit i zhvilluar më 2-3 prill 1910, nuk e zgjidhi këtë çështje që e zgjidhi koha.
Kastriot Dervishi
Cili komision parlamentar në ditët e sotme, mund ti afrohet nga intelekti këtij komisioni të ngritur 114 vjet më parë?!
@NewsIn.Al

