KreuAktualitetiGazetari Poli Hoxha: “Rama fiton jo vetëm mandatin e katërt, por edhe...

Gazetari Poli Hoxha: “Rama fiton jo vetëm mandatin e katërt, por edhe të 15-të”

Poli Hoxha:

“Rama fiton jo vetëm mandatin e katërt, por edhe të 15-të”

Analisti Poli Hoxha tha se me opozitën e Sali Berishës, mazhoranca aktuale fiton jo mandatin e katërt qeverisës, por edhe 15 mandate.

Asnjë “Frymë” nga opozita ekzistuese, apo nga partitë e vogla që duan të jenë protagoniste në zgjedhjet e 2025…

Sipas analistit, Berisha e ka aksionin politik vetëm për interesat e tij personale.

”Sa vjen dhe rritet marzhi i qytetarëve bojkotues që shkon gati 60 e ca %. PS fiton me rreth 40 e ca per qind. E ka sigurt fitoren me këtë lloj opozitë. PD-ja ka ngelur në vend! Nuk ka alternativë. Berisha flet për hallin e tij. Nuk mund të mundësh Edi Ramën me këtë lloj opozite. Jo 4 mandate, por 15 mandate mund të rrijë me këtë ‘stausquo’. Që kur u shpall non grata, nuk pamë asnjë riorganizim të PD-së. Asnjë hapje asnjë figurë të re, Berisha e përdori PD për qëllime të veta. Dështime në zgjedhjet e 14 majit. Humbi Kukësin, Rrogozhinën dhe të gjitha këto tregojnë se nuk ka pasur frymën”- tha Hoxha.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit