Athinë_ Shqiptari var veten në rajonin e policisë
Një shtetas shqiptar është gjetur pa shenja jete në rajonin e policisë në Kalkidha, 70 km në veri-lindje të Athinës.
Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë së policisë të Kalkidhës, shtetasi shqiptar ishte ndaluar prej policisë dhe mbahej në birucë për tu dërguar në gjykatë për masë sigurie.
Menjëherë u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Lidhur me incidentin prokuroria ka hapur një hetim ndërsa policët dhe oficeri i rojës janë marrë të pandehur nën akuzën e shkeljes së rregullave të shërbimit.
Greqi_ Arturo Selimllari
@NewsIn.Al


