Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të shitjes së bukës në qytetin e Korçës, pas informacioneve për mundësi rritjeje të çmimit të bukës. Qëllimi i këtij monitorimi është evidentimi i çdo sjelljeje që mund të kufizojë ose shtrembërojë konkurrencën në treg, si marrëveshje të mundshme për fiksimin e çmimeve ndërmjet subjekteve. Autoriteti rikujton se marrëveshje të tilla janë të ndaluara nga ligji “Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe mund të sanksionohen me gjoba deri në 10% të xhiros vjetore të ndërmarrjeve të përfshira.
Ju lumtë! Mos lejoni askënd të abuzojë me çmimet!
@NewsIn.Al

