KreuAktualitetiPrinci i kurorës në mërgim i Iranit: Kushdo që emërohet Udhëheqës Suprem...

Princi i kurorës në mërgim i Iranit: Kushdo që emërohet Udhëheqës Suprem është i paligjshëm

Princi i kurorës në mërgim i Iranit: Kushdo që emërohet Udhëheqës Suprem është i paligjshëm

Princi i kurorës në mërgim i Iranit, Reza Pahlavi ka deklaruar se kushdo që emërohet Udhëheqës Suprem në Iran do të konsiderohet i paligjshëm.

“Kushdo që emërohet, qoftë Mojtaba apo Hassan, do të jetë i paligjshëm dhe do të jetë bashkëpunëtor i të kaluarës së përgjakshme të këtij regjimi dhe udhëheqësve të tij kriminelë, Khomeini dhe Khamenei”, shkroi në X.
Ai nënvizon gjithashtu se regjimi i Republikës Islamike që po shembet nuk ka legjitimitet.
E vetmja alternativë legjitime ndaj këtij regjimi është Sistemi Tranzicional, korniza e të cilit ju është komunikuar përmes Manualit të Fazës së Emergjencës të Projektit të Prosperitetit të Iranit, përbërësit e të cilit do të futen gradualisht”, shtoi ai./Shqiptarja

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit