Av Esmerald Xhafa jep dorëheqjen nga kryesia e LSI për Qarkun e Korçës!

Avokati i njohur Esmerald Xhafa, president i “Xhafa travel” , largohet nga partia ku dha kontribut për shumë vite. Dorëheqjen ai e paraqiti që në mars, dy muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, por për arsye të reputacionit dhe dëshirës për të mos ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, ai e tërhoqi atë.

Tashmë ai mori dhe konfirmimin për largimin nga LSI, nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Brahimllari.
#NewsIn. Al

