Atje ku mbizotëron injoranca, dituria e ka vendin në “litar”!
Një tesër partie “të ndreq”, atë dreq JETE…
Këtu tek ne pothuajse të gjithë flasin tepër, prandaj dhe janë aq të pakët ata që ia dalin mbanë!
Pjesa më e madhe e njerëzve janë të sëmurë nga llafollogjia pak a shumë akute e duke folur tepër, nuk gjejnë kohë më për të menduar thellë e për të vepruar.
Kur mori pushtetin, Rama u duk sikur rastësisht e hodhi atë batutën “S’keni parë gjë akoma”. Koha e tregoi që kjo batutë ishte komplet logjika e drejtimit dhe funksionimit të shtetit.
Çfarë ” e paparë” na ka mbetur akoma pa parë nuk e di, por me siguri që këto “të papara” na kanë katandisur në këtë gjëndje pa shpresë, pa drejtim, pa opozitë, pa sindikatë, pa gjykatë…
Për çfarë bën kaq rrëmujë politika?
Çfarë do të mbulojë dhe kush nga partitë e mëdha e ka gatuar këtë konfuzitet, plot gënjeshtra, krizë, dështim dhe helm pa masë.
Kush ka faj dhe kush jo?! Veç militantëve që, si të thuash janë “të deryruar” të besojnë në Partitë e tyre, pjesa më e madhe e popullit e neverit këtë lloj politike bastarde që funksionon vetëm për pushtetet respektive dhe klanore pa kurfarë dallimi.
A nuk ju duket ajri politik i qelbur si vitet rreth ’97? Era që shpërndahej, gatuhej në “sahanë” që veç infeksion do sillnin më tej. Dhe koha e vërtetoi këtë.
Të njëjtët ngjiten e zbresin nga pushteti, të njëjtët…
Nuk është pesimizëm, por as idiotizëm jo. Politika nuk do që të mbytet, e që të mos e pësojë, kërcënon të na marrë të gjithëve me vete. Ata që nuk pësuan asgjë atëherë, nuk pësojnë gjë dhe sot, duke na tundur këmbët mbi shpinë. Dhe ne mbajmë, jemi të duruar…e vetmja gjë që e kemi trashëguar me tapi është: ” Ulja e kokës, me kurrizin shollë…”
E kuptoni pse s’kemi parë gjë akoma?
Shumë e thjeshtë është kjo…Ne dhe protestat nuk i bëjmë si e gjithë bota!
Për ne lindja dhe perëndimi i diellit janë “të shkruara” në një tesër partie!
Nga av Esmerald Xhafa
@NewsIn.Al
