Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeKulture / Art'U bëra "zëri" i gojëve të mbyllura, U bëra dhe "garant" i...

‘U bëra “zëri” i gojëve të mbyllura, U bëra dhe “garant” i përgjegjësisë…’/ Nga Arben Petro Trebicka

Nuk jam ai që mendon ti

U bëra “zëri” i gojëve të mbyllura,
U bëra dhe “garant” i përgjegjësisë,
U bëra “ëndërra” e jetëve të përgjumura,
U bëra gjithashtu, “krahët” e dashurisë!

U bëra “strehë” për zemra të përlotura,
U bëra “sup” ku dhimbja të mbështetet,
U bëra “dritë” për shpirtëra të përhumbura,
U bëra “far” të udhëzoja jetët!

U bëra “gjurmë”, të shkelin dhe të tjerë,
U bëra “tra” ku shpi të mund të ngrejnë,
U bëra “nënë” për foshnja dhe fëmijë,
U bëra “pjatë”, të hanë edhe të lenë!

U bëra “mjek” për plagët e gjakosura,
U bëra dhe “mësues” për të tjerët,
U bëra për ca kohë edhe “klloun”,
U bëra nga “askush”, diçka me vlerë!

Por unë jam një me thjeshtësinë,
Nuk jam ai që mendon ti!

Arben Petro Trebicka, Korçë 11 shkurt 2023

@NeesIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments