Greva e avokatëve u bë për njerëzit dhe jo për avokatët. Nga kjo grevë disa gjëra dolën qartë
në shesh:
1. DHASH nuk mbron interesat e gjithë anëtarëve të saj… nuk tregoi asnjë interes për interesat e gjysmës së Shqipërisë nga Tirana në Vermosh (nuk ka mbrojtur idenë e të paktën një apeli, asnjë fjalë për gjykatën administrative Shkodër, as për Matin, as për Pukën as për Kurbinin dhe as për Vlorën, Korçën, Gjirokastrën, Pogradecin, Durrësin e kësisoj për gjithë
Shqipërinë jashtë Tiranës.
2. Nisen greva dhe mbyllen pa asnjë rezultat dhe status quo-ja vazhdon pa asnjë transparencë si dhe përse. Kështu ka ndodhur edhe me parë…
3. Vlora nga një qytetet kryesorë dhe me histori kthehet në mënyrë të padrejtë në një provincë pa përspektive sepse ku s’ka gjykata s’ka drejtësi dhe s’ka as biznes dhe as zhvillim. Korça po ashtu, Pogradeci po ashtu, Gjirokastra po ashtu, Durrësi po ashtu etj. Do shohim nëse dhomat vendore të këtyre qarqeve do mbrojnë veten e tyre apo do i bëjne fresk Tiranës… deri më tani vetëm Shkodra, Vlora dhe Lezha po qëndrojnë.
4. Uji që nuk lëviz “qelbet” dhe ky është problemi kryesor i Shqipërisë në 30 vite!
Kujdes spiunët thotë një mik dhe qëndrestar i pastër!
@NewsIn.Al

