KreuAktualiteti.B, punonjës i Bashkisë Pogradec po hetohet, pasi dyshohet se ka kërcënuar...

.B, punonjës i Bashkisë Pogradec po hetohet, pasi dyshohet se ka kërcënuar gazetarin Armand Braho

Prokuroria e Korçës ka regjistruar procedimin penal për shtetasin Y.B, për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

Y.B, punonjës i Bashkisë Pogradec po hetohet, pasi dyshohet se ka kërcënuar një gazetar.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM KORÇË

Dyshime se kërcënoi gazetarin, Prokuroria Korçë regjistron procedim penal për shtetasin Y.B., për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar procedimin penal nr. 1415, datë 07.11.2024 për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’ ndaj shtetasit Y.B.

Procedimi penal u regjistrua kryesisht pasi shtetasi A.B, me detyrë gazetar, denoncoi publikisht se është kërcënuar nga një punonjës në Bashkinë e Pogradecit.

Duke pasur parasysh interesin mbi këtë çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shpreh angazhimin për ndjekjen me përparësi dhe informimin e publikut mbi ecurinë e saj.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit