Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKu jetojmë dhe me kë!?Mirë ne, po ç'faj kanë fëmijët tanë që...

Ku jetojmë dhe me kë!?Mirë ne, po ç’faj kanë fëmijët tanë që në emër të tyre, flet Ai, Ajo…Ata!

Ku jetojmë dhe me kë!?Mirë ne, po ç’faj kanë fëmijët tanë që në emër të tyre, flet Ai, Ajo…Ata!
Dhe kush janë këta?!
Hap televizionet e dëgjon biografitë e të gjithëve. Biografi analistësh që sa i dëgjon, e kupton krahun politik nga janë paguar. Aq bajate bëhet kjo sa edhe në studio i ndajnë veç e veç…d.m.th janë ” të pavarur”!
E ndërkohë një qytetari i duhet të zgjedhë, nga
“Kriminelët” e PD, “drogaxhinjtë” e PS “hajdutët” e LSI(PL) sot, “soroistët” e Shoqërisë Civile, për të ndërtuar jetën në këtë vend.
Si nuk ka mbetur një politikan pa “epitet”!

Këta bëjnë ligjet dhe njëkohësisht urdhërojnë zbatuesit e tyre…
Këta janë Ata dhe Ato që vendosin për fëmijët tanë…ata që reklamojnë spitalet brenda vendit, por kurrë nuk i provuan ato…ata që Universitetet ngrejnë lart, por bijtë e tyre i studiojnë jashtë…

Ata edhe ato, që nga askushi u bënë dikushi!
Janë Ataaa, ”përfituesit e përhershëm” të pushteteve, me ligësinë, paaftësinë e makutërinë e tyre, që na e larguan çdo dëshirë…sa herë që ngjallet një shpresë, e një ëndërr përpiqet të zgjohet, dalin në skenë ”molet”… molet që nuk lanë astar xhakete pa shqyer dhe hale pa futur hundët e tyre të neveritshme, vetëm e vetëm që të mbajnë akoma në errësirë Shqipërinë që ata e donin dhe e duan veç për përfitime…
Bëni cfarë të doni në shtëpitë tuaja, bile gëzoni dhe ato që vodhët nga privilegjet, të fituara pa i merituar kurrë, por mos luani me të ardhmen e fëmijëve tanë !
Bëni lojën tuaj të fëlliqur politike, akuzoni njeri- tjetrin, puthuni e pështyhuni, një ditë dhe e keqja do të ketë fund…
Mjaft më!
Na lodhët!
U zvordhitët fare!!!

Nestor Dede – Athinë

@NewsIn . Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments