KreuAktualitetiBalla: Berisha Ajatollahu i fundit në Evropë, sulmoi vilën ku kishte qenë...

Balla: Berisha Ajatollahu i fundit në Evropë, sulmoi vilën ku kishte qenë vetë! Bardhi: S’e dinim që kishte artistë

Balla: Berisha Ajatollahu i fundit në Evropë, sulmoi vilën ku kishte qenë vetë! Bardhi: S’e dinim që kishte artistë

Pas javës së fundit të shkurtit, e cilësuar ndryshe si ‘Java e Gjelbër’ ligjvënësit janë rikthyer pasditen e sotme në sallën e Parlamentit me rend dite ‘diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit’.

Nuk mund të shpëtonte nga fokusi i diskutimeve gjendja e luftës në Lindjen e Mesme si dhe protesta e 28 shkurtit e zhvilluar nga Partia Demokratike. Ndërkohë që deputeti i PD Tritan Shehu kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të dilte me një deklaratë të përbashkët për të treguar qëndrimin e Shqipërisë krah sulmeve të koordinuara mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Balla iu përgjigj duke e paralelizuar situatën me aktet e dhunës të ushtruara nga opozita nëpër protesta.

Duke e cilësuar Berishën si Ajatollahu i fundit i mbetur në Evropë, Balla tha se në kohën që SHBA dhe Izraeli sulmonin Iranin, kryetari i PD urdhëronte militantët të sulmonin ashpër vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha në një moment që brenda kishte artistë. Sigurisht kjo kundërshtohet nga Gazment Bardhi me argumentin që nuk kishin dijeni për prezencën e tyre në vilë. Sot vila e Enver Hoxhës shërben si qendër kulturore që pret artistë nga e gjithë bota.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit