Kryetari në fuqi i PD Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët lidhur me faktin që nuk ka mbështetjen e bazës së PD.
Ai ka deklaruar se 95% e demokratëve e duan dhe këtë e tregojnë sondazhet që ka bërë vetë ai!
Pyetje: “Zoti Basha sipas një sondazhi 85% e demokratëve kërkojnë që ju të jepni dorëheqjen dhe të largoheni, a do ta bëni këtë gjë për të mos përçarë PD-në?
Lulzim Basha: Sipas një sondazhi tim 95% e demokratëve kërkojnë që ta udhëheq unë Partinë Demokratike kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhndën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit”!
Kur pyetën usta Dhorin se ç’mendim kishte për përqindjet e demokratëve që janë pro drejtimit të Bashës sipas kryetarit, vuri buzën në gaz dhe tha se me siguri ishin ngatëruar gazetarët… Është koha e Big Brother Vip dhe me siguri që kjo % tregon se sa do pranonin dhe përkrahnin, pjesëmarrjen e tij në shtëpinë me të famshme.
#NewsIn. Al

