“Bomba” plasi! Kryetari Basha ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj qeverisë Rama, duke thënë se është bërë pjesë e një përpjekjeje për një puç brenda Partisë Demokratike. Se përse duhet ti hapë “avaze” vetes Rama, veç kryetarit askush nuk e di.
Me Bashën kundërshtar Rama gëzon mandatin e tretë, 100% kontrollin e dhuruar nga Basha të bashkive…dhe deri para pesë muajsh, kishte një parlament të dhuruar nga Basha pa opozitë…çfarë mund të dojë më shumë një kryetar mazhorance?
Sot nga selia e PD-së, Basha tha se Sali Berisha nuk ka arritur të mbledhë numrin e duhur të firmave, ndaj i kërkoi atij të mos harxhojë kot energjitë e demokratëve, duke ndihmuar kështu edhe Edi Ramën…pra përdori akuzën kryesore që i bëhet atij nga mbarë demokratët, duke ja faturuar Berishës…si i thonë në Korçë:
Ç’ ke o Doke që ke “dërsirë”?

“Kemi një regjim përballë, dhe po shikoni që regjimi është edhe një trekëndësh. Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD-së. ndaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën.
Nuk i kishe firmat, boll harxhove energjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën. PD do të bëjë çdo gjë që kundërshtarin e vetëm Edi Ramën ta çojë një orë e më para në fundin e tij. Ne do të marrim çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë, vota e vjedhur shpresa e vrarë”, deklaroi Basha në daljen ” folklorike” para gazetarëve.
@NewsIn.Al

