HomeAktualitetiBashkëjetesa jonë do të vazhdoj në shekuj ashtu siç ka vazhduar deri...

Bashkëjetesa jonë do të vazhdoj në shekuj ashtu siç ka vazhduar deri më sot. Gëzuar festën e Fitër Bajramit!Av.EDMOND PETRAJ

Unë jam Vlleh dhe i përkas besimit ortodoks, por doja të ndaja një kënaqësi me të gjithë ju miqtë e mi!
Sot vura re se në postimet e tyre në lumin e urimeve për festën e #Fitër_Bajramit kam parë me dhjetra vlleh që kanë uruar miqtë e shokët e tyre musliman në të gjihë rajonin, për gëzimin dhe festën e tyre të #FITËR_BAJRAMIT
Kjo ka të bëjë me një fakt vëllezër e motra. Besimi ynë #ortodoks i skalitur në shpirtërat tanë nga të parët tanë, na kanë dhënë atë pjesë, më të bukur atë të #mirënjohjes për këdo besim fetar.
Ne kemi bashkëjetuar në shekuj e shekuj mes tonë, kemi dhënë e kemi marrë, kemi bashkëpunuar e jetuar, kemi ndarë të mira e të këqia në këtë ballkan të trazuar nga dora e lig e europianëve të vetëquajtur të tillë si ne kulturë e mëndjen hapur.
Fakti që sot ballkani tregon që nuk pranohet të jetë pjesë e Bashkimit Europian akoma në 2021, tregon qartë se çfarë janë ata. Prandaj #SHËNGENI_BALLKANIK është zgjidhja e vetme të vendosim paqen përfundimtare në rajonin tonë të trazuar nga ata që nuk na donin kurrë bashkë, ashtu siç kemi festuar e gëzuar sëbashku, siç kemi punuar e luftuar sëbashku në çdo ditë të mirë e të keqe egzistencës tonë.
Bashkëjetesa jonë do të vazhdoj në shekuj ashtu siç ka vazhduar deri më sot.

Gëzuar festën e Fitër Bajramit!

Zoti ju bekoftë!

Av. Edmond Petraj

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments