PRIFTI MË “RRËMBEU” ZEMRËN !

Dikur natën e Pashkëve, një 30-vjeçar jo shumë besimtar, shqiptoi këto fjalë: Priftërinjtë janë “grabitës” !.. Ata që e dëgjuan atje rrotull e panë me përbuzje. Por.. ai i tha këto fjalë, sepse nuk ishte i kënaqur që duhej të nxirrte para nga xhepi për të blerë qirinj, që donte t’i merrte të ndezura për në shtëpi. Ai jo se nuk kishte para, por diçka e shtyu që ta bënte këtë akuzë në Kishë. Sytë e tij ishin të trazuar .. por në këto momente, një zë i gëzueshëm i tha :
— Krishti u Ngjall !..
Asgjë nuk mund ta prishte paqen dhe gëzimin që Krishti po i jepte në ato momente të gjithëve, pas të cilëve përfshiu dhe atë vetë !..
Dhe vitet kaluan pas këtij incidenti, dhe erdhi përsëri Pashka .. Flokët e priftit tani ishin të bardha dhe shkëlqenin si shpirti i tij !.. Ai po përgatitej për Liturgjinë Hyjnore të natës së Pashkëve, kur në derën e majtë të altarit ishte një njeri i cili që dukej i përulur por i trishtuar duke pritur të ofronte një meshë për shërbimin që do të fillonte !..
Ai mori edhe qirinj dhe i pagoi ato, por .. duart e tij i dridheshin dhe u zhduk përsëri në mes të një turme njerëzish !..
Filloi Liturgjia dhe zëri i priftit, lutjet mbushën me gëzim jo vetëm Kishën, por edhe shpirtrat e njerëzve. Në fund të shërbimit të Shenjtë, besimtarët u afruan duke puthur Ungjillin dhe duke marrë bekimin e Atit. Midis tyre ishte edhe po ai njeri i trishtuar, duart e tij po dridheshin dhe sytë i ishin lagur nga lotët !..
Ai i dha dorën Priftit, ja shtrëngoi fort, e puthi dhe i pëshpëriti :
— Le të flasim një moment Atë — dhe u tërhoq në një cep në kishë. Prifti, shkoi tek ai për të ndarë me të gëzimin e Ngjalljes, si me të gjithë besimtarët. Ai iu afrua burrit të trishtuar dhe e pyeti me dashamirësi :
— Çfarë problemi kini i dashur ?.. — Nuk po të shikoj të gëzuar sot !?..
Që para shumë vitesh, kishte ngelur e pashlyer në mendjen e tij ajo natë e Ngjalljes që ai kaloi në Kishë. Ai i’u drejtua me një zë të mbytur priftit :
— Atë i nderuar !.. Shumë vite më parë unë erdha në këtë kishë dhe u përpoqa të prishja festën në ditën e Ngjalljes. Ato momente më mbetën në mendjen dhe zemrën time për një kohë të gjatë, por sot më dhemb më shumë se kurrë !..
Prifti e pyeti me maturi : — Po pse sot more !?.. Sot le të gëzojmë të gjithë !?..
— Sepse sot, Atë unë erdha të ndez një qiri dhe mbasi ta çoj në shtëpi, më duhet ta çoj dhe në varrin e Zonjës sime, sepse sot e kuptova që ekziston vërtet drita e Ngjalljes !.. Kërkoj ndjesën tënde para Zotit të ngjallur !..
Pastaj prifti i afroi burrit një vezë të kuqe dhe e nxiti atë t’i përpjekin së bashku, duke thënë : — “Krishti u Ngjall !” — ai u përgjigj : — “Vërtetë u ngjall !”, dhe i përpoqën vezët !..
Por, tani buzëqeshja e tij u formua tek ai me një tjetër lloj shprese, sepse sot ai kuptoi që një ditë vërtet do të ribashkohet me të ndjerën, gruan e tij të dashur ! Tani e ndjeu, pse ajo besonte Zotin dhe pëlqente dritën e Ngjalljes, shumë më tepër edhe qirinjtë, për të cilin ai i shkujdesur akuzoi priftërinjtë !..
Ai shkoi shpejt dhe qëndroi para varrit në të cilin ishte shkruar tek kryqi : “Këtu prehet shërbëtorja e Zotit Anastasia .. !” Dhe ai vendosi qirinjtë që kishte sjellë nga Kisha me drojtje !.. Rrahja e zemrës dhe dëshira e tij tani u përkulën mbi gurin e varrit, që dukej se po pulsonte nga jeta !.
Ai tha : — Tani vetëm unë e kuptoj pse priftërinjtë janë “grabitës” !.. Sonte Ati ma “rrëmbeu” zemrën, dhe ma futi atë në gëzimin e Ngjalljes të Zotit !..
Pas një lutje të gjatë, ai u ngrit dhe vuri re se disa prej varreve ishin të heshtur në errësirën e natës. Ai nxorri qirinj të tjerë nga xhepi, dhe i ndezi ato njëra pas tjetrës duke i vendosur nëpër varret e duke thënë çdo herë: — “Krishti u ringjall !”
Ai priste … sikur priste një përgjigje nga shpirtrat që po u ndizte tani dritën, nga drita e Ngjalljes të Zotit !..
Krishti u Ngjall — Vërtet u Ngjall !..
#Viki Jano

